Italia vuajti jo pak ndaj Ukrainës, por ia doli të marrë një pikë që e kualifikoi në Euro 2024, me shpresën se në Gjermani ata do të mbrojnë titullin e kampiones së Evropës të fituar në Uembli përballë Anglisë.
Skuadra e Spaletit e mbylli në vendin e dytë grupin kualifikues me 14 pikë po aq sa Ukrainë, por Italia ka bërë më mirë në total në dy ndeshjet direkte duke grumbulluar 4 pikë, ndaj janë ata që i bashkohen Anglisë si skuadrat e kualifikuese në Euro 2024 nga grupi C.
Ndeshje me shumë tension ajo në Leverkusen të Gjermanisë ku Ukraina luante si ekip pritës.
Ishte pikërisht Ukraina që e nisi më fort ndeshjen e shtyrë nga nevoja për të fituar, por Donaruma ndali Sudakovin. Pastaj reagim i fortë i Auxrrëve të cilët rritën ndjeshëm lojën dhe patën mundësi me Barelen, Kiezen dhe Fratesin. Edhe në pjesën e dytë ndodh e njëjta gjë, Italia kërkon golin, por kundërsulmet e Ukrainës krijojnë panik tek Donaruma.
Sidomos në fund, në shtesë kur Mydrik u rrëzua në zonë, por gjyqtari spanjoll Manzano mes protestave të ukrainasve për penallti. Pas mungesës në botëror më në fund çlirim dhe pak buzëqeshje tek kampionët në fuqi të Evropës.
Në duelin tjetër të grupit luajtur në Shkup, Maqedonia e Veriut mori një pikë prestigji ndaj Anglisë në barazimin 1 me 1 ku golin për të zotët e shtëpisë e shënoi nga pika e bardhë, shqiptari Enis Bardhi.
Në duelet e tjera Danimarka megjithë humbjen 2 me 0 ndaj Irlandës së Veriut e mbylli grupin si kryesuese përpara Sllovenisë.