E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Italia vendos karantinë të detyrueshme për të gjithë ata që futen nga vendet e BE

Italia do të vendosë një karantinë 5-ditore për të gjithë ata që mbërrijnë nga vendet e Bashkimit Evropian. Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza do ta nënshkruajë urdhrin këtë të martë.

Ata që hyjnë në Itali duhet të bëjnë edhe tamponin gjithashtu. Pas përfundimit të karantinimit 5-ditor, udhëtarët detyrohen të kryejnë edhe një tjetër tampon.

Rreth 3 milionë persona kanë marrë deri tani dozën e dytë të vaksinës në Itali. Sipas raportit të Palazzo Chigi, numri i personave të imunizuar ka arritur në 3,037,122.

Vazhdo të lexosh

Reklamë