Kreu i opozitës Lulzim Basha i kërkoi ndihmë Italisë për të siguruar vaksinën anti-COVID edhe për Shqipërinë.

 

Pas një takimi me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, Basha tha për mediat se ai i dha garanci se do të ofrojë ndihmë.

 

“I kërkova në veçanti ndihmë sa i përket vaksinës anti-COVID. I shpjegova se masat në Shqipëri janë të pamjaftueshme nga hedhja në treg e vaksinës. Duke iu referuar rolit historik të Italisë i kërkova të bëjë gjithçka që Italia fqinje e mike të sigurojë së pari për personelin shëndetësor dhe qytetarët në vaksinat e reja anti-COVID që po zhvillohen. Shpresoj do jenë të gatshëm në muajt në vijim. Do ndaj me kënaqësi të madhe zotimin e Di Maio në emër të qeverisë Italiane për të ndihmuar në këtë drejtim. Duke filluar nga personeli shëndetësor me vaksinë sapo kjo të jetë e disponueshme për Italinë. Me thënë të drejtën ka qenë një ngërç i jashtëzakonshëm. Qeveria ka bërë një rezervim për COVAX, një instrument i OBSH, rezervimi financiar është i pamundur për më shumë se 20%. Vendet e vogla me mundësi më të pakta do mbeten nn fund të radhës. Një prej mënyrave është për t’iu drejtuar Italisë, dhe për t’i kërkuar që mos harrojë motrën e vogël Shqipërinë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *