E hënë, 28 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Italia “super” ndaj Zvicrës, kalon në raundin tjetër

Italia shkëlqen ndaj Zvicrës dhe kualifikohet për në 1/8.

“ Të kaltrit” triumfuan 3-0 ndaj skuadrës së Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Reklamë

Vendasit e nisën ndeshjen me vrull duke rrezikuar disa herë në portën e Somer por pa rezultat.

Megjithatë, goli i avantazhit erdhi në minutën e 26-të me Manuel Lokatellin në një aksion spektakolar.

Futbollisti i Sassuolos shënoi edhe golin e sigurisë për Italine në nisjen e fraksionit te dytë të lojës ne nje goditje te bukur nga jashte zone.

Sulmi i skuadres se Mancinit edhe këtë herë ishte i papërmbajtshëm, pasi atëherë kur të gjithë e konsideronin ndeshjen e mbyllur, Imobile i dha goditjen finale skuadrës së Petkovic duke realizuar golin e tretë me një gjuajtje nga distanca.

Italia me gjashtë pikë në dy ndeshje siguron e para kualifikimin për në 1/8 ndërsa Zvicra sheh dhe më të vështirë tanimë kualifikimin më tej edhe pse ka shansin e fundit kundër Turqisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë