E martë, 6 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Italia sjell lajme të mira, ulet ndjeshëm numri i të prekurve të rinj, 454 viktima

454 viktima janë shënuar në 24 orët e fundit në Itali nga koronavirusi. Gjithsej nga dita e parë e deri më tani kemi 24 mijë e 114 viktima.

Bilanci I kësaj të hënë është goxha pozitiv jo vetëm sa I takon viktimave që për të dytën ditë janë nën 500 të vdekur në një ditë, por edhe përsa I takon rasteve të reja.

Reklamë

Këtë të hënë janë 2256 raste të reja, ose thuajse 800 më pak sesa bilanci I ditës së dielë.

Një rënie drastike që shton optimizmin në radhët e autoriteteve italiane.

Edhe numri i te sheruarve brenda nje dite eshte serish shume i larte, plot 1822 persona duke e cuar totalin e te sheruarve ne 48 mije e 887.

Vazhdo të lexosh

Reklamë