E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Italia shënon sot 23 viktima nga koronavirusi, shtohen pacientët e shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 23 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në total numrin e viktimave në 34.767 që prej fillimit të përhapjes së pandemisë.

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile italiane, këtë të martë u shënuan 1052 pacientë të shëruar. Numri i përgjithshëm i personave që kanë fituar betejën është 190,248.

Autoritetet raportuan ndër të tjera 142 raste të reja pozitiv. Në total, vendi fqinj regjistron 240 578 të prekur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë