Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 May 2026
Vizion fokus

Referendumi për kryetarin e PD, Kaso: Ka masivitet, do...

Në fletë është vetëm emri i tij, Sali Berisha...

Në kërkim nga Italia për trafik droge dhe plagosje,...

Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi

Trafik armësh dhe arratisje nga burgu, shqiptari “luftë” me...

Kush po fiton e kush po humbet nga bllokada...

I nxehti afrikan “godet” Europën, paralajmërohen temperatura rekord

Rama përfundon vizitën në Japoni: Shenjë respekti për Shqipërinë...

Mbahen sot zgjedhjet për kreun e PD, Berisha kandidati...

Këshilli i BE-së miraton 21 milionë euro shtesë për...

Italia, sërish në udhëkryq

5 Mars 20:57

Pas zgjedhjeve të së dielës, ku partitë tradicionale pësuan rënie dhe grupimet ekstreme arritën shifra rekord në mbështetje, Italia gjendet në një situatë paqëndrueshmërie, e cila duket se do të zgjasë.

 

Rezultatet e deritanishme flasin për një fitore të padiskutueshme për Lëvizjen 5 yje me 32% të votave, ndërsa qendra e djathtë fiton pozitën e koalicionit të parë me 35%.

 

Por gjithsesi ende nuk mund të flitet për një mazhorancë të qartë.

 

Lëvizja 5 yjet triumfoi, por gjithashtu feston Lega e drejtuar nga Matteo Salvini, e cila ka arritur një rezultat prej 18% duke tejkaluar Forza Italia, e cila numëron vetëm 14% të votave.

 

Partia Demokratike ka pësuar një humbje të thellë, duke qëndruar në pragun e 20% të votave, një rezultat ky që përjashton mundësinë e një “marrëveshjeje të gjerë” midis Renzit dhe Berluskonit për të formuar shumicën.

 

Ish-kryeministri Renzzi ka dhënë dorëheqjen pas rezultatit më të keq që ka patur ndonjëherë partia.

 

“Është e qartë se duhet të largohem nga udhëheqja e Partisë Demokratike. Rezultati është i dukshëm. Ne kemi bere shume gabime, por shpresoj qe PD do t’i mbetet besnike parimeve të saj për të qene jashtë çdo koalicioni.”

 

Tashmë nuk mungojnë skenarët që sugjerojnë bashkëpunim me partitë e vogla për të siguruar 40% që duhet për formimin e qeverisë.

 

Brenda aleancës së djathtë, Forza Italia e Silvio Berlusconit pësoi zhgënjim që deri një javë më parë ishte i paimagjinueshëm, pasi forcë e parë brenda këtij koalicioni rezultoi Lega e retorikës së fortë anti-emigracion.

 

Ata të cilët përfitojnë janë padyshim euroskeptikët e Lëvizjes 5 Yjet, të cilët votuesit i katapultuan si partia më e madhe në vend.

 

Zyrtarë të lartë të kësaj force deklarojnë se krijimi i një koalicioni qeverisës në Itali tashmë do të jetë i pamundur pa ta, një lajm që me siguri nuk e gëzon aspak Bashkimin Europian.

 

 

Gjatë muajve të fushatës, liderët partiakë përjashtuan me forcë mundësinë e krijimit të koalicioneve pas-zgjedhore.

Sidoqoftë, Italia ka një histori të gjatë të gjetjes së një rrugëdaljeje nga ngërçe në dukje të pazgjidhshme të politikës.

 

5 Yjet që dikur refuzonte të negocionte ndarjen e pushtetit, është tashmë e gatshme të ulet në tryezën e diskutimeve.

Në këtë pikë, Lega e Matteo Salvini-t do të kthehej në protagoniste. Teksa Berlusconi humbet lidershipin e qendrës së djathtë, Lega duket se mund të bëjë paqe me 5 Yjet për një bashkëqeverisje të mundshme, nisur nga fakti se dy partitë dikur ndanin qëndrime të njëjta.

Parlamenti parashikohet të mblidhet për herë të parë më 23 mars, ndërkohë që presidenti Sergio Mattarella nuk pritet të hapë bisedimet zyrtare për krijimin e qeverisë të paktën deri në fillim të prillit, duke e lënë Italinë por edhe Europën në udhëkryq.

Posted Under:
Bota
Tagged:
Italia Udhekryq

Nga e njëjta kategori

Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi

më shumë...

Trafik armësh dhe arratisje nga burgu, shqiptari “luftë” me policinë greke, qëlloi mbi efektivët gjatë tentativës për t’u arratisur (EMRI)

më shumë...

Kush po fiton e kush po humbet nga bllokada e Ngushticës së Hormuzit

më shumë...

I nxehti afrikan “godet” Europën, paralajmërohen temperatura rekord

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:32

Diplomat universitare shiten online, studentët paguajnë deri...

12:27

Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm...

12:09

Referendumi për kryetarin e PD, Kaso: Ka...

11:45

Henri largohet nga Ferma Vip, publiku vendosi...

11:35

Në fletë është vetëm emri i tij,...

11:30

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja,...

11:27

“Diluni për zot pëgjegjësive që u janë...

11:03

Në kërkim nga Italia për trafik droge...

10:35

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori...

10:04

Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi

9:57

Trafik armësh dhe arratisje nga burgu, shqiptari...

9:40

Kush po fiton e kush po humbet...

9:03

I nxehti afrikan “godet” Europën, paralajmërohen temperatura...

8:50

Rama përfundon vizitën në Japoni: Shenjë respekti...

8:46

Parashikimi i motit për sot, 23 maj...

8:22

Mbahen sot zgjedhjet për kreun e PD,...

8:18

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Maj...

12:11

Në nominim kokë më kokë, kush u...

12:02

“Dëshira ime, të hanim një darkë të...

11:26

Indri i përgjigjet Sarës: Po të bie...

Më të klikuarat

  • Përfundon numërimi i votave, zgjidhet kreu i ri i Dhomës së...
  • Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur
  • A do të vazhdojnë të rriten qiratë në vend? Eksperti: Po shk...
  • Në nominim kokë më kokë, kush u largua nga Ferma Vip mes Hen...
  • I nxehti afrikan “godet” Europën, paralajmërohen temperatura...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.