E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Italia regjistron sot 23 viktima dhe 218 të infektuar me COVID

Italia ka shënuar 23 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet e Mbrojtjes Civile raportuan këtë të hene 218 raste të reja pozitive me virus.

Reklamë

Që nga fillimi i përhapjes së pandemisë, Italia regjistron në total 238.720 të infektuar dhe 34.657 vdekje.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 533, ndërsa gjithsej 183.426 pacientë kanë arritur që ta fitojnë betejën me virusin. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 2 viktima në rradhët e bluzave të bardha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë