Italia ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 276 të infektuar dhe 12 viktima, duke e çuar në total numrin e përgjithshëm të personave që kanë ndërruar jetë që prej fillimit të përhapjes së koronavirusit në 34.938.

Autoritetet shëndetësore raportuan këtë të premte 295 të shëruar, ndërsa gjithsej shënohen 194.273 pacientë që kanë fituar betejën me COVID.

Deri më tani, në total deklarohen 242.639 raste pozitive me koronavirus.

Kryeministri Conte deklaroi sot se vendi mund ta shtyjë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 30 dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *