E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 36 minuta më parë
Bota

Italia “qan” vdekjen e 106 mjekëve, mes viktimave edhe 28 infermierë

Një dramë e vërtetë. Kështu mund të konsiderohet bilanci I personelit mjekësor që po humb betejen me Covid 19 në Itali.

Buletini I fundit I Mbrojtjes Civile në Itali konfirmoi vdekjen e dy mjekeve të tjerë këtë të enjte në vendin fqinjë. Po kështu urdhëri I mjekeve në Itali se numri I viktimave në radhët e mjekeve ka shkuar në total 106.

I lartë numri I viktimave edhe tek infermierët. Dy femra infermiere kanë humbur jetën këtë të enjte në Bergamo dhe Cremona duke e cuar totalin në 28 tashmë.

Ndërkohe janë mbi 12 mijë e 500 anëtarë të personelit mjekësor ( mjekë, infermiere dhe sanitarë) të prekur me Covid 19 në Itali.

Vazhdo të lexosh

Reklamë