E shtunë, 19 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Italia pret biletën për në finalet e Europa 2020

Ilustrim · Vizion Plus

Tre ndeshje nga përfundimi Italia pret biletën për ne finalet e Europianit ndërsa siguron edhe matematikisht vendin e pare ne grupin J.

 

Ne “Olimpiko” zikaltrit por këtë here me fanellën jeshile munden pas shume mund Greqinë me rezultatin e pastër 2-0, një rekord me vete pot e kujtosh qe deri ne këto moment skuadra e Mancinit ka arritur 7 fitore ne po kaq ndeshje.

 

Me 20 gola te shënuar dhe tre te pësuar, duket qarte transformimi nga ana e teknikut italian te skuadrës Azure tashme e re, talentuar dhe mjaft e organizuar.

 

Pas një pjese te pare me rrjeta te paprekura, golat për te zotet e shtëpisë mbajtën firmat e Xhorxhinjo nga pika e bardhe e penalltisë ne minutën e 63 ndërsa Bernardeski në12 minuta nga fundi i takimit vulosi shifrat përfundimtare.

 

Ne kuotën e 21 pikëve ne pritje te përfundimit te kualifikuesve tashme Italia fshin përfundimisht ëndrrën e keqe te skualifikimit për ne botëror vetëm pak kohe me pare.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh