Duket se italianët janë zhgënjyer nga partitë tradicionale pro europiane. Zgjedhjet e fundit treguan se më 60% e votuesve mbështetën partitë populiste.

 

Megjithatë, votimet e së dielës nuk nxorën asnjë mazhorancë të qartë duke dërguar një sinjal shqetësues, pasi është e vështirë për partitë politike të hyjnë në koalicione për të formuar qeverinë.

 

Para votimit, analistët parashikuan një koalicion të madh të ndërtuar rreth Demokratëve të qendrës së majtë dhe Forza Italia. Por kjo duket se nuk ka të ngjarë te ndodhe pasi demokratët shënuan një humbje të thellë, e cila detyroi ish-kryeministrin italian Matteo Renzi, të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.

 

Nga ana tjetër, një skenar i keq për BE do të ishte një kombinim i Lëvizjes 5-Yje, e cila doli forcë e parë me 32.69% dhe Lega. Kjo pasi të dyja palët kanë kërkuar që Italia të braktisë zonën e euros.

 

Edhe pse nuk ka ende asnjë zgjidhje të mundshme në horizont, parlamenti i sapozgjedhur do të mblidhet më 23 mars, dhe më pas presidenti italian Sergio Mattarella do të konsultohet me krerët e partive për të gjetur se cila alternativë e koalicionit ka shanset më të larta për formimin e qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *