Chiellini dhe Pelle kane arritur te kualifikojnë per ne çerekfinale Italinë, duke dërguar Spanjën ne shtëpi. Italia ka qene sunduese e lojës qe ne pjesën e pare kur nje pasim i Eder përmes nje goditjeje dënimi ka përfunduar ne këmbët e Chiellinit, per te shkuar direkt ne porte. Dominimi i topit ne pjesen e pare ka qene nga skuadra blu, ndërsa ka patur edhe disa aksione te kundërshtareve ne pjesën tjeter, por qe topi nuk ka arritur te përfundoje ne rrjete. Loja është shoqëruar me tensione dhe shume goditje dënimi, ku nuk munguan as kartonët per te dyja skuadrat. Ne minutën e 90’ Pelle arrin te realizoje golin e dyte, duke i dhuruar Italisë fitoren e padiskutueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *