E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Italia, partneri kryesor i Shqipërisë”

Italia është partneri kryesorë i Shqipërisë në ekonomi. Kështu u shpreh kryeministri Rama  gjatë themelimit të “Confindustria Albania”, duke vlerësuar në të njëjtën kohë bashkëpunimin strategjik me vendin fqinj përtej Adriatikut.

“I kam dërguar mesazh Renzit që do jem i pranishëm në eventin e lindjes së binjakut më të vogël të “Confindustria Albania”, që do i japë shtytje këtij bashkëpunimi. Italia është partneri më i rëndësishëm ekonomik, shkëmbimet mes Italisë dhe Shqipërisë në fushën ekonomike janë rritur, importimet prej 60%, 20 për qind janë rritur eksportet. Sipas regjistrit tonë të ndërmarrjeve 2600 ndërmarrje italiane punojnë në industrinë shqiptare, mes 2013-2015 është rritur me 40% numri i italianëve që kanë vizituar Shqipërinë.

Më tej Rama theksoi se vendi ndodhet në një proces reformash të domosdoshme për liberalizimin e tregut të energjisë, i cili është stabilizuar ndjeshëm kohët e fundit pas ndërhyrjes së qeverisë .

“Modeli ekonomik i bazuar te remitancat për ne tashmë është i ezauruar, ndaj dhe u desh që në fillim që të ktheheshim te një model i ri ekonomik i bazuar te prodhimi. Ky është një moment i rëndësishëm për ekonominë tonë, pasi po ngrejmë një model të bazuar mbi burime të qëndrueshme”, deklaroi kryeministri Rama.

Reklamë

Ndersa Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi se Shqipëria ka ndryshuar logjikën e eksportimit, ndërsa shtoi se papunësia është gjithnjë e në rënie.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë