Presidenti Meta u takua në Romë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, aty ku merrnin pjesë në punimet e Konferencës Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesuar – Bota pas Pandemisë së COVID-19″.

 

 

Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës tonë europiane, marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale me të cilën meritojnë të fuqizohen më tej, në të gjitha fushat, shkruan në facebook, presidenti Meta duke publikuar foto nga takimi me kryediplomatin Italian.

 

 

Komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali, shton kreu i shtetit, është urë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *