Ndër takimet e së hënës në mbrëmje në Ligën e Kombeve, spikati më së shumti humbja e Italisë në grupin 3 të Ligës A.

 

Axurrret ende pa identitet u mundën 1 me 0 nga Portugalia në fushën e kësaj të fundit. Trajneri Mancini cuditërisht kishte lënë jashtë pjesën më të madhe të lojtarëve që barazuan 1 me 1 ndaj Polonisë, ku binte në sy saidomos qënia në stol e Bonucit, Kielinit e Bernardeskit ndërsa Baloteli ishte në tribune.

 

Golin e vetëm për luzitanet që kanë marrë kryesimin e grupit e shënoi Andre Silva në fillim të pjesës së dytë. Në takimet e tjera Turqia fitoi me përmbysje 3 me 2 në Suedi ndërsa Serbia dhe Rumania u ndanë në barazim 2 me 2.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *