Dekreti I Kryeministrit Conte për ta shpallur Italinë të gjithë ‘zonë  të kuqe” I ka dhënë fund edhe dilemave mbi ecurinë e kampionatit Italian.Aktivitetet sportive pas këtij dekreti janë pezulluar të gjitha deri në 3 prill, dhe në këtë rast nuk bën përjashtim as kampionati italian.Ambjentet sportive, palestrat dhe stadiumet do te qëndrojnë hapur vetëm për tu stërvitur sportitstet që po përgatiten për gara ndërkombëtare, sic është rasti I Olimpiadës së Tokios, mirëpo edhe në këtë rast brenda rregullave. Deri në momentin që Conte nuk e kishte futur të gjithë Italinë në karantinë, kishte opasur debate të shumta nëse duhej që kampionati të vijonte me zhvillimin e ndehsjeve pa tifoze apo jo. Kuptohet humbja e miliona euroeve nga të drejtat televizive dhe biletat në stadium, kanë ndërlikuar ndjeshëm edhe pozicionet e klubeve të futbollit në këtë ëështje. Po nëse aktivitetet kombëtare janë mbyllur,  për ato ndërkombëtare ka një përjashtim. Duelet Juventus-Lion në champions lkeague dhe Inter-Getafe në Uefa Europa League javën e ardhshme do të luhen pa tifozë për të mos cënuar garën në këto kompeticione përsa kohe pjesa tjetër e europës ende nuk ka futur në fuqi këto masa kaq drastike. Ndeshje pa tifozë do të ketë gjithsesi edhe në champions league sot dhe neser jashtë Italisë, konkretisht këtë të martë Valencia-Atalanta në Spanjë dhe nesër PSG-Dortmund në France.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *