Subscribe

Italia ndodhet ne zi per viktimat e tërmetit shkatërrimtar te 24 gushtit, ndërsa bilanci i te vdekurve vazhdon te rritet. Me gjetjen e disa trupave nen rrënoja, shifra e viktimave ka arritur ne 291. Skuadrat e shpëtimit vazhdojnë kërkimet dhe nuk do t’i ndalin ato derisa te jene te sigurte se nuk ka persona te tjerë te zhdukur.
Nga sot nisen edhe ceremonitë e para mortore te viktimave te tërmetit, ku marrin pjese edhe presidenti Mattarela dhe kryeministri Renzi. Kreu i shtetit gjendej ne nje nga zonat me te prekura nga katastrofa, ne qytezën Amatrice ku u takua me te pastrehët, qe vazhdojnë te qëndrojnë ne çadra. Ai premtoi se ata nuk do te jene vetem dhe se rindërtimi i shtëpive te shkatërruara do te nise menjëherë. Mattarela vlerësoi edhe punen e Kryqit te Kuq ne operacionet e kërkimit dhe ndihmën e dhëne ndaj banoreve. Ankthi nuk ka marre fund per banoret e Italisë qendrore, pasi toka vazhdon te dridhet. Gjate natës dhe orëve te mëngjesit jane regjistruar me shume se 90 lëkundje te tjera, me e forta me magnitude 4.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *