E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Italia në kërkim të qeverisë

Lideri i Lëvizjes 5 Yjet, Luigi Di Maio dhe kreu i partisë Lidhja, Matteo Salvini, janë takuar mëngjesin e sotëm për të vijuar negociatat për formimin e qeverisë së re. Propozimi për një qeveri të përkohshme dhe neutrale deri në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme e kërkuar nga Presidenti italian pas ngërçit paszgjedhor, nuk ka bindur forcat kryesore politike.

 

Përveç Partisë Demokratike, të gjitha partitë e tjera nuk kanë pranuar në parim krijimin e një qeverie nga Presidenti, si dhe muajin dhjetor të propozuar nga ai për zhvillimin e zgjedhjeve të reja.

 

Reklamë

Lëvizja 5 Yje dhe Partia Lidhja i janë kthyer dialogut politik për të gjetur gjuhën e përbashkët në krijimin e një aleance qeverisëse. Dje, Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini kanë zhvilluar një takim mes tyre dhe me një deklaratë të përbashkët i kanë kërkuar Presidentit të Republikës 24 orë kohë për arritjen e një konsensusi.

 

Nëse edhe brenda kësaj kohe nuk arrihet dakortësia mes tyre, atëherë Presidenti Mattarella do të emërojë kreun dhe përbërjen e ekzekutivit të ri. Italia është pa qeveri që prej zgjedhjeve të 4 Marsit, që nxorën fituese Lëvizjen 5 Yjet që garoi e vetme dhe bllokun e djathtë të kryesuar nga Liga e Veriut. Por asnjë prej palëve nuk siguroi dot shumicën për të qeverisur e vetme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë