E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Italia, ndihmë për antikorrupsionin

Agjencia italiane e Antikorrupsionit do asistojë qeverinë shqiptare në luftën kundër korrupsionit. Kreu i kësaj agjencie Raffaele Cantone është takuar me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, me të cilën diskutuan mbi përmbajtjen e ndihmës italiane në betejën kundër korrupsionit.

 

Zyrtari i lartë italian pasi tha se Shqipëria ka bërë hapa pozitivë, këshilloi rëndësinë e një procesi transparent e jashtë konfliktit të interesit.

 

Reklamë

Ministrja Gjonaj foli për rëndësinë e ngritjes së mekanizmave monitorues në luftën kundër korrupsionit, tashmë që pritet zbatimi i reformës në drejtësi.

 

Bashkëpunimi mes agjencisë italiane dhe Ministrisë së Drejtësisë do të konkretizohet me nënshkrimin e një marrëveshjeje.

Më shumë video

Reklamë