Bota
Italia merr kryesimin e OSBE

Ilustrim · Vizion Plus
Italia merr kryesimin e Organizatës per Siguri dhe Bashkëpunim ne Evrope. Ne mbledhjen e Këshillit te Përhershëm ne Vjene, ministri i jashtëm italian Angelo Alfano do te paraqesë nje program pune e prioritetet për presidencën e vendeve anëtare dhe atyre partnere.
OSBE u krijua gjate luftës se ftohte, si një forum për dialog mes lindjes dhe perëndimit. Organizata sot vepron ne tri fusha: ushtarako-politike, ekonomike-ekologjike dhe njerëzore. Ajo ka selinë ne Vjene dhe mbledh 57 shtete anëtare nga Evropa, Azia Qendrore dhe Amerika e Veriut.




