Nga kjo e shtunë Italia do të gjendet në një izolim të rreptë treditor për ashkët. Të gjitha rajonet janë klasifikuar në “zonën e kuqe”, ku do të zbatohet niveli më i lartë i kufizimeve.

 

Vendi po përballet me një valë të tretë infeksionesh që i kanë tejkaluar rreth 20,000 raste të reja në ditë. Edhe këtë vit, Papa Françesku do të japë mesazhin e tij të pashkëve në sheshin bosh të Shën Pjetrit. Qeveria italiane ka blinduar rajonet duke vendosur në gatishmëri rreth 70,000 policë shtesë në mbikëqyrje të zbatimit të kufizimeve.

 

Edhe Franca gjendet e izoluar në shkallë komëbtare për tre javët e ardhshme, ndërsa masat janë ashpërsuar edhe në Gjermani. Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kritikuar si të papranueshme vonesat në fushatën e vaksinimit për Europën duke nënvizuar se situata epidemiologjike është përkeqësuar ndjeshëm.

 

Nga ana tjetër pasiguritë për vaksinën Astrazeneca vazhdojnë. Në Britaninë e Madhe ku janë injektuar 18 milionë doza të kësaj vaksine, autoritetet raportojnë 30 raste të mpiksjes së gjakut.

 

Agjencia britanike e barnave deklaron se “Në bazë të këtij studimi në vazhdim, përfitimet e vaksinimeve kundër Covid-19 janë akoma më të mëdha se rreziqet”. Por në Gjermani, të rinjve u rekomandohet të përdorin vaksinë tjetër për dozën e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *