E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Italia lejon fluturimet ajrore

Nga 3 qershori italianët do të kenë mundësi të udhëtojnë në të gjithë vendin, por edhe jashtë kufijve. Qeveria aprovoi dekretin e ri që parashikon lehtësimin e mëtejshëm të masave të vendosura për parandalimin e pandemisë.

Lëvizja e lirë do të lejohet vetëm në zonat dhe vendet ku rreziku nga koronavirusi është i ulët. Sipas dekretit, qytetarët nuk do të lejohen të shfrytëzojnë hapësirat publike në grupe. Po ashtu edhe aktivitetet tregtare e prodhuese do të jenë të hapura vetëm duke respektuar protokollet e shëndetit në punë e të distancimit social.

Pas më shumë se 2 muajsh në bllokim, besimtarët ndërkohë nga data 18 maj do të lejohet të vizitojnë të gjitha objektet e kultit, ndërsa do të hapen edhe palestrat dhe pishinat.

Lehtësimi i masave në vendin e 3 në botë për numrin më të lartë të viktimave të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, vjen në një kohë që vendi po shënon ulje rekord të të vdekurve dhe të të infektuarve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë