Mundësitë për formimin e qeverisë së re italiane duket se janë gjithnjë e  më të pakta pasi edhe përpjekja e presidentit Sergio Mattarella ka dështuar. Negociatorja e emëruar prej tij, kryetarja e Dhomës së Senatit Maria Elisabeta Casillati nuk ka mundur të arrijë një marrëveshje mes formacionit politik të qendrës së djathtë dhe Lëvizjes 5 Yje për ekzekutivin e ri italian. Presidenti i Republikës ka përcaktuar ditën diele si mundësinë e fundit për të reflektuar për mënyrën dhe zgjidhjen e ngërçit të qeverisë. Ndërkohë për krizën qeverisëse është shprehur kryetari i Parlamentit Antonio Tajani, i cili ishte edhe kandidat për kryeministër i zgjedhur nga Silvio Berlusconi në rast se në zgjedhjet e 4 marsit, Forza Italia konfirmohej si fituese në koalicionin e djathtë.

 

“Europa në kërkon të jemi të besueshëm. Nuk është çështje të nxitohemi apo të vrapojmë kundër kohës. Edhe në Gjermani u desh shumë kohë për të formuar qeverinë, por e përsëris duhet të jemi të besueshëm. Uroj që ashtu siç u shpreh edhe Presidenti i Republikës, Italia të ketë një qeveri para mbledhjes së ardhshme të Këshillit të Europës  dhe duhet të jetë një qeveri që shpreh vullnetin e popullit”.

 

Ndërkohë qëndra e djathtë po përçahet. Silvio Berluskoni përsërit refuzimin e tij për bashkëpunimin e mundshëm me lëvizjen 5 yjet, ndërsa Salvini përjashton bashkëpunimin me të majtën.

 

Sipas liderit të Forza Italia, mundësia për krijimin e qeverisë duhet të kërkohet tek Partia Demokratike apo tek grupimet e përziera parlamentare. Demokratët nga ana tjetër e refuzojnë këtë kërkesë. Kurse Lëvizja Pesë Yjet i përsërit ultimatumin Salvinit, ose të largohet nga Berlusconi ose nuk do të mund të ketë një qeveri me këtë lëvizje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *