E enjte, 12 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Italia kalon shifrën e 30 mijë viktimave nga koronavirusi

243 persona kanë humbur jetën në Itali në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19.

Bashkë me shifrën e kësaj të premteje, tashmë kemi 30 mijë e 201 viktima në Italia nga fillimi i epidemisë e deri më tani.

Ndërkohe rastet e reja në 24 orët e fundit kanë qënë 1327, të cilat e cojnë shifren e personave të prekur nga ky virus në Itali nga muaji shkurt e deri me tani në 217 mijë e 185.

Për momentin të sëmurë janë 87 mijë e 961, shumica e të cilëve janë në shtëpi.

Reklamë

Ndërkohë në terapi intensive janë 1168 persona ose 143 më pak sesa ditën e enjte.

Shume pozitiv eshte ritmi i te sheruarve. Kete te premte jane sheruar ne total mbi 2700 paciente te cilet totalin e te atyre qe kane fituar betejen me semundjen kane shkuar ne mbi 99 mije.

Vazhdo të lexosh

Reklamë