Ministri i Brendshëm Matteo Salvini ka deklaruar se emigrantët e shpëtuar nga anijet e drejtuara nga organizatat joqeveritare nuk do të lejohen në Itali.

 

Në një intervistë për ‘Corriere della Sera’ ai ka akuzuar OJQ-të për nxitje të trafikimit të emigrantëve dhe duke theksuar qëndrimin e tij, se ato nuk ishin më të ligjshme.

 

Ministri i Brendshëm  ka ritheksuar se Italia konkretisht nuk do të marrë shpërndarjen e detyrueshme të të gjithë emigrantëve, por vetëm atë vullnetare të refugjatëve.

 

Ajo do të jetë e detyruar vetëm për të hapur kampe të reja, si dhe të pranojë kthimin në vend të njerëzve që kanë ikur në Gjermani dhe Austri.

 

Sipas Bashkimit Europian, numri i emigrantëve është 95% më i ulët se në kulmin e krizës në vitin 2015, por shihet se ka një tendencë sërish për rritje të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *