Bota
Italia goditet nga një tërmet me magnitudë 3.3

Një tërmet me magnitudë 3.3 të shkallë Rihter ka goditur këtë të premte provincën e Maceratës.
Reklamë
Lëkundja sizmike është regjistruar nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës e Vullkanologjisë dhe ishte me thellësi 9 km. Komunat më të afërta me epiqendrën e tërmetit janë Monte Cavallo, Visso, Fiordimonte, Pieve Torina, Ussita, Pievebovigliana dhe Fiastra.
Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




