E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Italia goditet nga moti i keq

Italia është përfshirë nga moti i keq si pasojë e uljeve të temperaturave, kryesisht në kryeqytetin italian Romë dhe në të gjithë provincën e Lazios.

 

Reshje të mëdha shiu e breshëri goditën vendin gjatë natës, duke zbardhur rrugët. Mëngjesin e kësaj të hëne qarkullimi u bllokua për shkak të shtresës së akullit që la breshëri.

 

Reklamë

Si pasojë e stuhisë se pazakonte, dhjetëra shtëpi u përmbyten dhe mbeten pa energji elektrike ndërsa uji e kaloi nivelin e 30 centimetrave. Moti i keq detyroi edhe mbylljen e stacioneve te metrosë si dhe te disa shkollave. Edhe në Palermo dhjetëra shtëpi u përmbytën ndërsa disa pemë u rrëzuan për shkak të erës së fortë.

 

Metereologët paralajmëruan ulje të mëtejshme të temperaturave edhe në ditët në vijim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë