Subscribe

Italia marr masa te forta, duke e bere vaksinimin te fëmijët te detyrueshëm dhe duke e kushtëzuar ate me frekuentimin e çerdheve, kopshteve dhe shkollave shtetërore. Vendi i përtej Adriatikut ka nisur prej disa muajsh fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinimin e fëmijëve, teksa janë shfaqur disa raste me sëmundje të cilat parandalohen prej tyre, si meningjiti.

 

Kryeministri Gentiloni deklaroi se masat e marra nga qeveria e tij realizohen per te frenuar refuzimin masive te vaksinimit sidomos te fëmijët e moshës 1-vjeçare, per shkak te nje teorie te paprovuar shkencërisht per autizmin.

 

Tashme, autoritetet detyrojnë me ligj qe fëmijët të jenë të vaksinuar për t’u regjistruar në çerdhe dhe kopshte, për vogëlushët e moshave 0-6 vjeç. Ky detyrim ka të bëjë me modalitete të ndryshme, edhe per shkollat fillore, të mesme dhe dy vitet e para të gjimnazit, pra deri në 16 vjeç.

 

Por në këtë rast nuk ndalohet regjistrimi në shkolla, por prindërit do të duhet të paguajnë një gjobë deri në 7500 euro, apo edhe pezullim të autoritetit prindëror. Behet fjale për nje grup prej 12 vaksinash ku përfshihen ato kundër Hepatitit B, meningjitit, tetanozit, difterisë etj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *