Italia edhe pse vuajti shume fitoi 1-0 ndaj Izraelit duke konsoliduar pozitat ne vendin e dyte ne Grupin G, 6 pike me shume tashme se Shqipëria ne renditje. Ne Mapei Stadium te Rexhio Emilja, ishte ne fakt nje ndeshje shume me e vështire se sa parashikohej per vendasit ku Bufon u be protagonist me pritjet e tij, duke e mbyllur pjesën e pare me rrjeta te paprekura. Por me fillimin e pjesës se dyte, Italia gjeti golin aq te dëshiruar kur Immobile ne minutën e 53 pas nje pasimi te Kandreva kaloi ne avantazh skuadrën, nje rezultat qe nuk ndryshoi deri ne fund te takimit.

 

Spanja mbajti vendin e pare ne grup, me tre pike diference pas shpartallimit qe i beri Lihtenshteinit 8-0. Per iberiket shënuan Serxhio Ramos, Morata dhe Igao, Aspas, Sicili dopiete, Isco, David Silva dhe Gopell autogol. Rezultati befasues erdhi nga Grupi I, ku Turqia mundi kryesuesit e Kroacisë, duke ju afruar me dy pike ne renditje.

 

Te njëjtin surprize realizoi edhe Islanda qe mundi Ukrainën 2-0, duke u ngjtiur ne vendin e dyte ne grup, por me pike te barabarta 16, me Kroacinë e vendit te pare. Ndërkohë Kosova u mund ne fund nga Finlanda ne “Loro Borici” 0-1. Serbia konsolidoi vendin e pare ne Grupin D pas fitores ne Irlande 1-0. Kolarov shënoi golin e vetëm ne fillimin e pjesës se dyte, ndërsa per 20 minuta miqtë luajtën me nje lojtar me pak pas daljes me te kuqe te Maksimovic. Ne vend te dyte u ngjit Uellsi qe fitoi ne Moldova 2-0.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *