ARRESTOHET BABAGJYSHI NE LONDER

Nga kjo e dielë, në rrugët e rajoneve të Lombardisë, Piemontes dhe Kalabrisë janë rikthyer gumëzhimat e njerëzve duke rritur pritshmëritë për festa më të qeta. Tashmë këto zona nga të kuqe, janë shenjuar portokalli duke hapur rrugën për lehtësimin gradual të masave kufizuese. Të gjitha bizneset janë hapur me kushtin e ruajtjes së distancimit fizik dhe higjenës ndërsa baret, restorantet apo palestrat do të qëndrojnë të mbyllura. Ndërsa në Liguria e Sicili fatmirësisht, mijëra nxënës do të kthehen në bankat e shkollave nga kjo e hënë. Përmirësimi i të dhënave epidemiologjike ka bërë të mundur edhe hapjen e bareve dhe restoranteve në këto rajone.

Edhe në Francë ka nisur faza e parë e rihapjes graduale, duke lejuar fillimisht aktivitetin e të gjitha biznesëe. Ndërsa në Gjermani ashpërsimi i masave do të qëndrojë në fuqi të paktën deri më 20 dhjetor. Një pronar lokali në Frankfurt ka zgjedhur të protestojë duke i shërbyer 100 kientëve panda që do të zëvendësojnë njerëzit deri në heqjen e kufizimeve.

Ndërkohë në Britaninë e Madhe, janë zhvilluar protesta të pashembullta. Mijëra njerëz janë përplasur me autoritetet në Londër, ata kërkojnë liri dhe i quajnë absurde e të tepruara masat kufizuese. Dhjetra persona kanë rënë në pranga, e bashkë me ta edhe një babagjysh.

Kryeministri Boris Xhonson pak ditë më parë deklaroi se izolimi kombëtar do të marrë fund më 2 dhjetor dhe vendi do ti rikthehet sistemit të tre qarkoreve që do të thotë se masat do të vendosen në varësi të situatës lokale epidemiologjike. Por demonstruesit shprehen kundër cdo lloj kufizimi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *