Bota
Italia, e dyta pas Kinës për numrin e viktimave nga koronavirusi (LISTA)

Ilustrim · Vizion Plus
Italia, me 366 viktima, renditet vendit i dytë në botë për numrin me të lartë të vdekjeve shkaktuar nga koronavirusi pas Kinës, e cila regjistron 3,098 viktima.
Më pas, ndiqet nga Irani (194), Koreja e Jugut (50), Franca (19), Spanja (17), Japonia (7), SHBA (19), Zvicra (2), Mbretëria e Bashkuar (2), Holanda (3), Hong Kong (3), Australia (3), Iraku (6), Tajlanda (1), Egjipti (1), Tajvani (1), San Marino (1), Argjentina (1) dhe Filipine (1).
Sa i përket të infektuarve, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, Italia është në vendin e katërt pas Kinës, Koresë së Jugut dhe Iranit.
Në total, në të gjithë botën janë shënuar 3,802 viktima dhe 109,632 të prekur.




