E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Itali, zbulohet afresku i lashtë erotik i Zeusit

Një afresk i lashtë që përshkruan një skenë erotike nga miti grek “Leda dhe Swan” është zbuluar në vendin arkeologjik të Pompeit në Italinë qendrore.

 

Vepra artistike portretizon zotin grek Zeus – ose Jupiterin në mitologjinë romake – duke marrë formën e një mjendi dhe duke joshur mbretëresën spartane Leda, bashkëshorten e Mbretit Tyndareus. Pamje të mitologjive greke janë gjetur në të gjithë Pompejin.

 

Reklamë

Relika u zbulua të premten në zonën Regio V të Pompeit, qyteti i lashtë i shkatërruar gjatë shpërthimit të malit Vesuvius në A.D. 79.

 

Piktura nga gërmimi tregonë se ngjyra e gjallë e saj është ende e dukshme edhe pse ka rreth 2,000 vjet që ishte varrosur nën një shtresë të trashë hiri vullkanik. Në pikturë, mbretëresha Leda portretizohet duke u ulur në një karrige, të veshur me një mantel të artë me perëndinë e mjellmës në prehrin e saj./CNN

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë