Bota
Itali, vritet emigranti shqiptar, Ervin Tola qëllohet me thikë pas konfliktit në lokal

Një i ri shqiptar është vrarë mbrëmjen e 29 dhjetorit në Piacenza të Italisë. Ai është identifikuar si Ervin Tola, 31 vjeç.
Reklamë
Sipas mediave italiane, i riu është goditur me thikë në gjoks nga një shtetas italian, duke i shkaktuar edhe vdekjen. Ngjarja e rëndë ndodhi në një bar në shtetin fqinj.
Mendohet se konflikti ka nisur për motive te dobëta, e shkak është bere një punonjëse e lokalit. Dëshmitarët i pohuan policisë se shqiptari ndërroi jetë pak çaste pas goditjes.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




