E enjte, 8 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Itali/ Tre shqiptarë shkuan për të vjedhur, por u zbuluan nga pronari! I zoti i shtëpisë qëllon me armë, plagos njërin prej tyre

Salerno, Itali – Një tentativë vjedhjeje përfundoi me gjakderdhe në fshatin San Severino, në provincën e Salernos.

Sipas mediave italiane, tre shqiptarë tentuan të vidhnin një shtëpi mbrëmjen e djeshme, por u pikasën nga pronari.

Reklamë

Ky i fundit qëlloi me armë ndaj tyre dhe plagosi njërin prej shqiptarëve.

I plagosuri u dërgua në spital me urgjencë, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij arritën të arratisen.

Reklamë

Sipas rindërtimit nga karabinierët, tre shqiptarët hynë me forcë në shtëpi. Pronari, pasi vuru re praninë e hajdutëve, rrëmbeu një armë që e mbante ligjërisht dhe qëlloi, duke plagosur njërin prej tyre.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes si dhe vijon kërkimet për dy personat e arratisur./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë