E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Itali/ Sulmi me thikë që la të vdekur 37-vjeçaren shqiptare/ Autori: “Ishte rebelim ndaj shoqërisë”

Shqiptarja Brunilda Halla u vra si “rebelim ndaj shoqërisë”.

 

Reklamë

Ky është pretendimi i avokatit të italianit 28-vjecar I cili vrau gruan shqiptarë në Vittoria, në zonën e Raguzës,, duke qëlluar disa herë me thikë.

 

Reklamë

Brunilda u qëllua 6-7 herë me thikë duke gjetur vdekjen tragjikisht pak më vonë ndërsa I riu Italian teksa u mor në pyetje nga hetuesit dyshohet se ka shfaqur çrregullime të personalitetit.

 

Avokati I tij Franco Vinciguerra deklaroi se autori ka probleme të shendetit mendor prej vitesh dhe se ka qënë viktime e bullizimit.

 

 

 “Ai pranoi faktet, përgjegjësinë e tij për vrasjen. Ai vetë kërkoi të fliste me prokurorin për të rrëfyer. Ai është probleme të shëndetit mendor, viktimë e bullizmit që ndiqej nga neurologë dhe psikiatër. Në vitin 2016 i është nënshtruar trajtimit shëndetësor”, tha avokati Franco Vinciguerra.

 

 

Prokurori i Raguzës Fabio D’Anna e përkufizon autorin e pranuar si “një njeriproblematik, dhe shtoi se vrasja duhet të jetë aksidentale sepse nuk ka gjetur kontakte të mëparshme mes autorit dhe viktimës”.

 

Brunila halla jetonte në këtë zonë bashkë me dy femijet e saj, vajzën 17 vjece dhe djain 14 vjec.

Vazhdo të lexosh

Reklamë