E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Itali/ Shqiptari nxjerr thikën dhe sulmon rumunin në rrugë

Policia italiane arrestoi një 48-vjeçar shqiptar për një sulm me thikë të ndodhur në rrugët e Ladispoli. Shqiptari akuzohet se ka plagosur me thikë një shtetas rumun, duke i shkaktuar shtatë plagë në trup.

 

I plagosuri u dërgua në spital, ndërsa 48-vjeçari u prangos pas dëshmive të kalimtarëve dhe pas kqyrjes së kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja.

 

Reklamë

Thika u sekuestrua si provë materiale, ndërsa mediat italiane shkruajnë se autori ishte një person me precedentë penalë dhe se kishte vuajtur nga probleme të shëndetit mendor. Autoritetet po hetojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë