Subscribe

Dy të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik mes dy makinave në Breshia të Italisë. Shkak për përplasjen mes dy mjeteve ka qenë shpejtësia e lartë dhe një manovër e gabuar e shoferit 21-vjeçar shqiptar, i cili drejtonte makinën e tij tip fiat punto në gjendje të dehur. Kjo ka sjellë përplasjen me një tjetër makine në zonën Smirnione mes Breshias dhe Veronas, në të cilin udhëtonin dy femra dhe tre fëmijë. Për pasojë një grua 37-vjeçare dhe një fëmijë 10 vjeç kanë humbur jetën ne vend, ndërsa dy persona te tjerë jane lënduar. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar 21-vjecarin shqiptar. Ky i fundit rezultoi dhe pozitiv të testin e alkoolit. Ndërsa te lënduarit janë dërguar ne spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *