E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Itali, sekuestrohet 2.2 ton hashash me vlere 22 mln euro

Tjetër sasi e madhe droge kapet ne brigjet italiane. Guardia di Financa ka sekuestruar natën e 17 majit një gomone me 2.2 tonë marijuanë e ardhur nga Shqipëria me vlerë tregu rreth 22 milionë euro.

 

Sekuestrimi është bërë në bregdetin e komunës së Garganos në rajonin e Puglias, në plazhin Vico del Gargano. Ende nuk dihet se perse gomonia ishte braktisur pak metra larg bregut nga ana e skafisteve. Autoritetet italiane kanë identifikuar gomonen e ngarkuar me thasë të mëdhenj plastikë e braktisur mes shkëmbinjve rreth 15 metra larg nga bregu.

 

Reklamë

Terreni i vështire ka detyruar agjentet e Guardia di Financas qe te mbërrijnë me not deri te mjeti lundrues per ta tërhequr ate ne drejtim te bregut. ne bordin e gomones, 8 metra te gjate, te pajisur edhe me dy motorë te fuqishëm, autoritetet italiane kane gjetur 57 pako me marjuane, me nje peshe totale prej 2.2 tonesh. Reparti operativ aerodetar i Barit ne bashkëpunim me policinë shqiptare kane nisur hetim per te identifikuar autoret e trafikut.

 

Më shumë video

Reklamë