E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Itali, Salvini përplaset me emigrantët

Kriza e emigrantëve ka nxitur sërish tensione në Itali dhe ngjarja më e fundit që shënoi vrasjen e një punëtori emigrant nga Mali, është bërë shkak që ministri i Brendshëm Italian, Matteo Salvini të përplaset indirekt me emigrantët e tjerë të cilët e quajnë racist.

 

29 vjeçari, Soumaila Sacko u qëllua me armë zjarri në Kalabri ndërsa punonte në një kompani. Ai zotëronte leje të vlefshme qëndrimi në vendin fqinj. Hetimet e policisë kanë përjashtuar motivet e racizmit megjithatë emigrantët protestues fajësuan Matteo Salvinin. “Racist, faji i gjithë kësaj është i juaji”, “Ne jemi këtu për të punuar, por na vrasin si kafshë, na rrahin, na keqtrajtojnë vetëm sepse jemi afrikanë”, shkruhej ne pankartat qe ata mbanin gjatë marshimit.

 

Reklamë

Salvini, megjithatë e ka ironizuar qëndrimin e protestuesve. Në një postim në twitter me hashtagun, “ faji i Salvinit” ai paralajmëroi drejtpërdrejt Bashkimin Europian për menaxhimin e krizës me emigrantët.

 

 “Nuk ka shkopinj magjikë, por ndodh që të jepet një sinjal konkret. Ndodh që të ketë mirëkuptim. Zbarkimi dhe pritja e qindra mijëra emigrantëve nuk mund të vazhdojë të jetë një problem vetëm italian. Ose Europa të na ndihmojë që të vendosim në siguri vendin tonë, ose duhet të zgjedhim rrugë të tjera”-ka deklaruar Salvini.

 

Ndërkohë Salvini e ka bërë të qartë përkushtimin e tij në bisedimet diplomatike që do të kenë në fokus pikërisht emigrantët. Ai ka bërë të ditur një bisedë të përzemërt me kryeministrin hungarez, Viktor Orban i cili kryeson frontin kundër emigracionit të vendeve të Lindjes së Mesme. “Me Orban do të punojmë për të ndryshuar rregullat e Bashkimit Evropian” theksoi ministri i brendshëm Italian.

Vazhdo të lexosh

Reklamë