Kryeqyteti italian mund të ketë kryebashkiaken e parë femër. Virxhinia Raxhi nga lëvizja “5 yjet” e drejtuar nga komediani Bepe Grillo, shihet si favorite në këtë proces që zhvillohet në vendin fqinj. Në raundin e parë, të mbajtur dy javë më parë ne Rome, ajo mori 35% të votave, ndërsa rivali i saj më i fortë është Roberto Xhaketi nga Partia Demokratike e kryeministrit Mateo Renzi. Në rast të një disfate, kreu i qeveris do të marrë një goditje në qendrën financiare të Italisë, në Romë, ndërsa ka zgjedhje të vështira dhe në Milano e Bolonja. Analistët thonë se në rast të një fitoreje në kryeqytet, lëvizja 5-yjet mund te kthehet në një nga forcat kryesore që do të kandidojnë në zgjedhjet e përgjithshme në 2018-en.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *