E diel, 8 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Itali, qeveria e re hyn në fuqi

Qeveria e re italiane e Giuseppe Contes ka kaluar me sukses edhe provën e fundit në Dhomën e Deputetëve, duke marrë votëbesimin me 350 vota pro, 236 kundër dhe 35 abstenim. Kabineti tani është në fuqinë e tij të plotë. Opozita akuzoi avokatin 53-vjeçar se kishte bërë një varg premtimesh që Italia e ngarkuar me borxhe nuk mund ti përballonte kurrë. Në fjalimin e tij 70 minutësh Conte premtoi negociata të vështira me Europën mbi ekonominë, ndërsa theksoi se objektivi kryesor i qeverisë së re do të jetë nxitja e rritjes ekonomike e reduktimi i borxhit.

 

“Ne do të negociojmë në nivel europian dhe shpresojmë të kemi vendosmërinë e duhur për t’u dëgjuar nga partnerët tanë. Jemi të vendosur në ndjekjen e linjave financiare të BE edhe pse nuk jemi dakord me rregullat fiskale aktuale. Ato janë shumë të serta dhe të fokusuara më tepër tek reduktimi i deficitit sesa tek rritja ekonomike. Qeveria italiane gjithashtu do të përkushtohet fort për të drejtat e çdo emigranti i cili mbërrin ligjërisht në vendin tone. Ne nuk jemi racistë dhe nuk do të jemi kurrë”.

 

Reklamë

Një ditë më parë, Conte ndërsa mori votëbesimin edhe në Senat, ndër të tjera deklaroi se Italia do të heqë sanksionet ndaj Rusisë, për të synuar një qasje të re në marrëdhëniet me këtë shtet, të cilin e konsideroi një partner strategjik.

 

Megjithatë kriza e emigracionit mbetet tema më e nxehtë që shqetëson tashmë politikën italiane. Conte bën përgjegjës BE për mosmenaxhimin e mirë të krizës ndërsa ka premtuar se kjo temë do të marrë një fokus kryesor në takimin e liderëve të G7, i cili do të jetë edhe angazhimi i parë për kryeministrin e ri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë