E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Itali/ Prindërit shqiptarë e gjejnë djalin të vdekur në gjumë

Ilustrim · Vizion Plus

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku prindërit kanë gjetur djalin e tyre pa shenja jete në dhomën e tij.

 

Mediat italiane raportojnë se I riu është Aldi Cala ndërsa prindërit kanë bërë të ditur për autoritetet si ai kishte kaluar natën me shokët e tij dhe se ishte kthyer vonë në shtëpi.

 

Nisur nga kjo, ata nuk kishin dashur ta bezdisnin dhe menduan se po flinte deri vonë. Por, kur kanë parë se ai nuk po dilte nga dhoma, prindërit kanë hyrë për ta parë se si ishte.

 

Ata e thirrën, por për fat të keq, i riu nuk përgjigjej. Zemra, sipas mediave italiane, kishte kohë që i kishte ndaluar.

 

Edhe pasi ekipi i ambulancës erdhi në vendngjarje, nuk kishte mbetur më asgjë për t’u bërë për 24-vjeçarin.

 

Ende nuk dihet se përse i riu ka ndërruar jetë, por deri më tani dyshohet për një vdekje të natyrshme, pasi i riu bënte jetë të rregullt.

 

Aldi Cala prej vitesh ka qene futbollist ne skuadra moshash dhe ekipe amatore ne vendin fqinje.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh