E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Itali, kapet shqiptari me drogë

Hapja e një bari nga Florian Kaçaj, me profesion mekanik, por i papune prej disa vjetësh ngjalli dyshime tek policia italiane e Varezes. Gjate kontrolleve te ushtruara ne garazhin e 36-vjeçarit u zbulua nje sasi prej 80 kg marihuane dhe 2 kg kokaine e pastër, ndërsa Kaçaj përfundoi ne pranga. Policia beson se shqiptari qe kishte edhe pasaporte italiane, synonte ta përdorte lokalin si vend për shpërndarjen e drogës, por ai tërhoqi vëmendjen, pasi rezultonte i papune dhe pa pasuri. Karabinierët ndoqën per disa dite lëvizjet e Kaçajt dhe kryen edhe kontrolle ne shtëpinë e tij, ku kishte fshehur sasinë e lendes narkotike. Droga do te kapte ne treg vlerën e 1,5 milionë eurove.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë