Vendi
Itali, kapet shqiptari me drogë

Policia italiane ne Lesina ka goditur nje grup kriminal qe merrej me trafikun ndërkombëtar te drogës, duke prangosur nje shtetas shqiptar, te identifikuar si Klodian Paluci, si edhe 6 bullgare. Mediat e vendit fqinj nuk kane dhënë shume detaje nga operacioni, por raportojnë se të 7 personat u kapën në një banesë të braktisur e cila ishte kthyer në një laborator për përpunimin e lëndës narkotike. Gjatë kontrollit në magazinë, u gjetën rreth 600 rrënje kanabis sativa, si edhe rreth 20 kg mariuhanë e tharë gati për paketim. Autoritetet po hetojnë per persona te tjere te implikuar ne kete grup te trafikut te drogës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




