E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Itali, kapet sasi rekord droge

Gjykata italiane vendosi të lërë në burg 3 shqiptare dhe 1 italian, te cilëve iu sekuestruan me shume se 2.4 ton droge.

 

Autoritetet italiane sqarojnë se operacioni u zhvillua të enjten duke u gdhirë e premtja e kaluar. Një patrullë në rajonin e Ravenas, diktoi një furgon të ndotur me baltë e rërë, në të cilin ndodheshin dy persona.

 

Reklamë

Gjatë kërkimit të dokumentacionit nga autoritetet, personi që ndodhej si pasagjer arriti të largohej me vrap,  duke u ndjekur nga policia.

 

Në ndjekje e sipër pati edhe një përleshje, si dhe të shtëna armësh, nga të cilat një oficer policie mbeti i plagosur.

 

Brenda fugonit të drejtuar nga shtetasi italian u gjetën 2.4 tonë marijuanë, 62 kilogramë hashash dhe 4 vajra hashashi.

 

Ndërkohë policia vijoi ndjekjen e të dyshuarve, duke rënë në gjurmë të tyre ne nje lokal. Trafikantët u dalluan, pasi veshjet e tyre ishin bërë me baltë.

 

Policia sqaroi se 26 vjeçarit italian iu gjetën disa shënime ku mbante emrat, shifrat dhe numrat e telefonit. Ndërsa Tre shqiptarët janë përkatësisht, të moshave 27, 53 dhe 21vjec.

 

Dyshohet se droga kishte mbërritur nga Shqipëria përmes detit me një skaf të fuqishëm.

Më shumë video

Reklamë