Subscribe

Një sasi rekord prej 4 tone kanabis është sekuestruar nga policia italiane mëngjesin e kësaj të mërkure. Droga është gjetur ne një yaht luksoz me flamur amerikan ndërsa në bordin e tij ndodheshin tre shqiptarë të cilët u arrestuan. Policia sqaron se emrat e të ndaluarave nuk bëhen të ditur për shkak të hetimit.

 

Lënda narkotike u sekuestrua në zonën e Viestes, në orët e para të mëngjesit në një operacion të përbashkët mes policisë shqiptare, italiane dhe Guardia di Finanza. Për bllokimin e mjetit lundrues policia bën me dije se është përdorur edhe kontrolli nga ajri.

 

Nga hetimet e deritanishme mësohet se nuk ka të dhëna që lidhin drogën me territorin shqiptar, pasi mjeti lundrues nuk ka shkelur në ujërat territoriale shqiptare. Ndërkohë policia jonë në bashkëpunimi me atë italiane dhe Guardia di Finanza, kanë nisur hetimet për të zbuluar vendin ku u ngarkua kanabisi, si dhe gjithë personat e tjerë të implikuar në këtë rrjet.

 

Vetëm pak ditë më parë, policia italiane sekuestroi 2.3 ton hashash qe sapo ishte shkarkuar nga nje gomone oqeanike. Por megjithe ndjekjen ne det te hapur, Guardia di Finanza nuk arriti ta bllokoje mjetin lundrues i cili humbi gjurmët mes ujerave malazeze dhe atyre kroate. Por implikimi i shqiptareve ne këtë rast u zbulua pasi nje nga pritësit e drogës ne Itali, ishte nga Shqipëria.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *