Subscribe

Plot 3 ton e 800 kg marihuanë u sekuestrua nga policia italiane gjatë dy operacioneve në rajonin e Pulias, ndërsa mes 11 të arrestuarve 4 prej tyre janë shqiptarë. Sipas autoriteteve italianë në tregun evropian, vlera e drogës arrin në 30 milionë euro. Operacioni i parë policor përfundoi në afërsi të komunës Giorgilorio, ku brenda një ndërtese të braktisur u gjetën 2 ton e 720 kg marihuanë. Droga ishte e ambalazhuar në 102 thasë, të cilat sipas policisë ishin të lagura dhe me rërë çka hedh dyshime, se ajo është transportuar përmes detit. Ndërhyrja e policisë ishte e menjëhershme çka bëri të mundur dhe identifikimin e më pas arrestimin e transportuesve. Gjatë operacionit tjetër në Brindizi policia sekuestroi 1 ton e 200 kg marihuanë në një automjet të tipit Fiat Iveco. Në pranga ranë një 61 vjeçar italian dhe 2 shqiptarë, ndërsa droga ishte fshehur në sediljet e pasme dhe në bagazh në 66 pako. Dyshimet e pare te hetuesve falsi se ngarkesat marramendëse mund te jene nisur nga brigjet shqiptare.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *