Presidenti Sergio Mattarella ka hezituar të dekretojë një orë e më parë kryeministrin e propozuar nga Lëvizja 5 Yjet dhe Lega Nord. Pas konsultimeve me kryetarët e Dhomës së Senatit, Fico dhe Casellati, presidenti po merr më shumë kohë për të shqyrtuar dyshimet e ngritura në lidhje me biografinë e kandidatit Giuseppe Conte.

 

I përzgjedhuri i populistëve italianë përballet me akuzat se ka modifikuar CV-në e tij. Mediat italiane raportojnë se jetëshkrimi i 53-vjeçarit Conte, ndërtohet mbi lidhjet e tij me universitete elitare ndërkombëtare në Francë, Britani, Austri dhe Shtetet e Bashkuara, por institucionet nuk konfirmojnë regjistrimin e tij në kurset e ofruara prej tyre. Ajo që dihet është se Conte është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Sapienzas në Romë, në vitin1988.

 

Megjithatë, Lëvizja 5 Yjet e ka mbrojtur kandidimin e Giuseppe Contes dhe ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura nga mediat, madje i ka akuzuar se po nxjerrin polemika për shkak të frikës që kanë sjellë ndryshimet e ardhshme të prezantuara nga koalicioni i mundshëm qeverisës.

 

Kjo periudhë paqëndrueshmërie politike në Itali ka shtuar frikërat se populistët mund ta bëjnë shpejt të lëkundet Eurozonën me një politikë të papërgjegjshme financiare. Ndërsa në politikën e migrimit dhe të azilit, Lega nacionaliste mund t’i minojë të gjitha vendimet e BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *