E martë, 29 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Itali, grabitet me fadroma furgoni që transportonte para

Katër persona të maskuar dhe të armatosur i zunë rrugën një furgoni që po transportonte para në Itali, ku dyshohet se janë vjedhur 2.3 milion euro.

 

Reklamë

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Bari, ku sipas mediave italiane hajdutët me ndihmën e fadromave çanë trupin e tij dhe morën paratë.

 

Ndërkohë pas grabitjes, hajdutët dogjën dy automjete përgjatë rrugës për të bllokuar trafikun dhe për ta bërë të pamundur ndjekjen e tyre nga policia.

 

Furgoni ishte drejtuar për në Matera për të furnizuar zyrat postare me paratë e pensioneve. Gjithashtu brenda automjetit të blinduar ndodheshin tre roje sigurie, të cilët fatmirësisht nuk pësuan asnjë lëndim nga fadromat.

Vazhdo të lexosh

Reklamë